Mjekësia larg realitetit që reklamohet në rrjete sociale, mungesë stafi e ilaçesh te Neurokirurgjia. Mjeku: Kirurgët ikin se shteti s’i mbron

Jan 24, 2023 | 10:02
SHPËRNDAJE

Edhe pse në Spitalin e Neurokirurgjisë në QSUT realizohen operacione të vështira, kushtet e këtij spitali lënë për të dëshiruar. Kur themi këtë, nuk i referohemi vetëm infrastrukturës, por edhe burimeve njerëzore që shërbejnë në atë spital.

big_13227519_10153703804821523_3731828114277721655_o

Pavarësisht asaj që proklamojnë në media qeveritarët, faktet janë kokëforta. Në mbrëmje, në pavijone shërben vetëm një infermier, i cili mezi mbulon me mjekimin bazë të shtruarit për shkak të ngarkesës.

Është neuroanestezisti, Kliti Pilika, i cili ka qenë pjesë e ekipit mjekësor që ka realizuar një ndërhyrje kirurgjikale të jashtëzakonshme me pacientin zgjuar, e shpallur si një arritje nga qeveria, ai që denoncon edhe mungesën e medikamenteve ku krahas kësaj nuk ka asnjë protokoll mjekësor për mjekët. Kjo, si pas tij, përkthehet në kërcënime për bluzat e bardha nga familjarët e pacientëve në rastet kur ndërhyrja kirurgjikale nuk rezulton e suksesshme.

“Infermieres nuk i del koha në darkë përveç mjekimit që duhet të bëjë, nuk i del koha të kujdeset, të ushqejë të sëmurët e kështu. Në darkë ka vetëm një infermiere në pavijone, në reanimacion ka dy. Prapë janë pak sepse nëse aty i bëjnë diçka vetes, plus rrinë dhe familjarët… në reanimacion aty personeli do t’i bëjë të gjitha: do t’i lajë, do t’i ndërrojë e do t’i ushqejë. Fatmirësisht këto kohë nuk kemi pasur dhe shumë pacient, por po të punojë reanimacioni me kapacitet të plotë dy nuk mjaftojnë fare”, thotë Pilika teksa shton se pacientët kërkojnë kujdes të veçantë pasi janë totalisht të pambrojtur e ndërkohë stafi mezi kronometron kohën për të kryer mjekimet bazë.

Por problemi më i madh, me të cilin përballen kirurgët sidomos, është mungesa e protokollit mjekësor.

“Protokollet janë që kjo gjë mjekohet me këto medikamente. Dakord, për shembull mund të mos jetë kjo, por unë them p.sh. këtë protokoll vë si shtet edhe me gjithë me gjithë mungesat e protokollit mbaj përgjegjësi s’mbaj unë, mban përgjegjësi ai që ka prodhuar protokollin. Me një fjalë, unë këto medikamente kam nuk siguroj dot të tjera me këto do ta bëj. Ndodhi gjë që unë nuk e mbuloj dot kurse këtu s’ka dhe të vjen ai pse nuk e ke përdorur dhe këtë , pse s’keni përdorur dhe këtë. Pastaj kur janë shumë mungesa thonë pse hy në sallë, pse rri aty. Kjo është arsyeja që i bien në qafë mjekëve dhe kjo është arsyeja që ikin nëpër Gjermani dhe nuk është arsye fortë financiare, pasi të ik kirurgu për arsye financiare nuk të ikën kurrë. Kirurgu ikën se i çajnë kokën. E mërzisin me të gjitha këto gjërat. Ndodhi një aksident, doli një fëmijë i dekotikuar, iku në Itali. Anestezisti dhe kirurgu nuk qe shqiptar ,qe austriak , por anestezisti po kërcënohet nga familjarët sot. Tani ç’taksirat ka ai, këto janë gjëra që ndodhin dhe i është thënë që janë gjëra që ndodhin , atë e çuan në Itali e që nga Italia marrin kërcënojnë anestezistin”, thotë Kliti Pilika, neuroanestezist.

Mjeku shprehet i shqetësuar dhe për mungesën e disa prej medikamenteve të nevojshme për anestezi gjatë operacioneve.

“Remifentanil dhe propofol. Propofoli është futur, por nuk ka sasi të madhe që unë të punoj të bëj operacione çdo ditë. Punën tone e vështirësojnë. Ne vazhdojmë të punojmë siç ka punuar bota 20 vjet përpara. Operacione janë bërë. Do thuash dikur shkonin me qerre në Kinë, tani nuk shkojnë më, por kjo është, por akoma s’ka hyrë te ne kjo metodë e re që të themi nuk punojmë dot me të vjetrën. Pengon sigurisht”, përfundon Kliti Pilika, neuroanestezist.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura