Mjekë nga Kina në Shqipëri për të luftuar COVID-19, ja çfarë thotë zv.ministrja e Shëndetësisë

Mar 25, 2020 | 12:58
SHPËRNDAJE

rakacolli 25 mars

Ministria e Shëndetësisë i është drejtuar me kërkesë zyrtare qeverisë kineze përmes ambasadës së Kinës në Shqipëri për ndihmë me mjekë për të përballuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur sot në deklaratën për media, zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rakacolli tha se testet edhe për mjekët që punojnë në vijën e parë me të sëmurë e konfirmuar, bëhen kur ka shenja të sëmundjes.

“Mjekët që punojnë në vijën e parë me të sëmurë që tashmë dihet që janë me COVID, përdorin mjete mbrojtëse që janë të provuara që janë efikase por në rast se një mjek pa dashje e dëmton e dyshon se mund të ketë rënë në kontakt me të sëmurin pa qenë i mbrojtur e do ta bëjë, patjetër,
nëse shfaq shenja të sëmundjes, i bëhet testi, por testimi masiv pa pasur të dhënë që mund të jesh i infektuar nuk ka kuptim të bëhet.

Nëse sot rezulton negativ, mund të bëhesh nesër pozitiv”, tha Rakacolli, duke shtuar se deri më tani personat në karantinën shtetërore janë vetëm 2.

Lidhur me medikamentin për malarien që mund të eksperimentohet kundër COVID, Rakacolli tha:

“Spitali Infektiv në protokollin e tij e ka percaktuar edhe medikamentin antimalarik, stoku i këtij medikamenti është i pranishëm në Shqipëri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura