Mjaltë Morava kërkon të zgjerojë biznesin edhe në tregun kinez

Jun 22, 2016 | 13:55
SHPËRNDAJE

Shqipëria është pjesëmarrëse për të 3-in vit radhazi tek CEEC Ningbo; të vendeve në Nismën 16+1, në qytetin Ningbo, Kinë, mori pjesë dhe kompania e njohur në prodhimin e mjaltit në Shqipëri, Mjaltë Morava.

kinezi

Pjesemarrja ka qene prezantim dinjitoz i kompanive prodhuese  në fushën e bujqësisë, ku u tregua një nivel i lartë në krahasim me kompanitë nga vendet e Europës qendrore dhe lindore. kjo ka terhequr shume vizitorë tek stendat shqiptare sidomos tek Mjaltë Morava.

Pavijoni shqiptar tërhoqi vëmendjen e konsumatorëve dhe medias kineze. Televizioni Ningbo TV zhvilloi një intervistë dhe provoi ne lidhje direkte, mjaltin cilësor të kompanisë Mjaltë Morava, duke i kushtuar një hapësirë prezantimit të produkteve të mjaltit Morava tek reportazhi i panairit.

Stendën e Moravës e vizitoi dhe sekretari i parë i partisë i rajonit te Zheijangut, Xia Baolong, te cilit i la mbresa shija e mjaltit shqiptar, dhe i uroi kompanisë Mjaltë Morava të punojë me shume për të qenë prezent në tregun gjigand kinez.

1

Synimi i pjesëmarrjes së kompanisë Mjaltë Morava është intensifikimi i tregtisë me Kinën të cilët, vitet e fundit, kanë shfaqur interes për Shqipërinë.

Pas mbarimit të panairit kompania Mjaltë Morava është në bisedime me disa kompani kineze që kërkojnë të jenë distributorë të moravës në qytetet e Ningbo, hangzhou, Wenzhou.

Kapaciteti prodhues dhe paketues i Kompanisë Morava, është i një standarti të lartë dhe ofron mundësira të reja jo vetëm brenda rajonit por edhe më gjerë. Cilësia e garantuar dhe paketimi bashkëkohor e bëjnë një produkt të tërhequr nga tregu i huaj.

Gëzim Skermo ka filluar punë në vitin 1971 si ndihmës bletërritës, dhe më pas si bletërritës dhe përgjegjës për rreth 20 parqe bletësh në ndërmarjen shtetërore të Pyjeve të rrethit Korçë, ku mori eksperiencën.

2

Cilësia e lartë e mjaltit e diferencon nga të tjerët duke i dhënë mundësinë që të vazhdojne punën duke kërkuar tregje të reja. Në përpjekje të vazhdueshme filluam rreth vitit 2001 të marrim pjesë edhe në panaire që zhvilloheshin në Kosovë, ku gjetën një mikpritje dhe një treg të mirë.

Në vitin 2012 Kompania Morava u çertifikua me Standardin e Cilësisë Ushqimore ISSO 22000 dhe HACCP. Motoja jonë është puna, kjo është “Morava”.

Gëzim Skermo është angazhuar në bletari dhe vazhdon të jetë nënkryetar i Shoqatës së Bletërritësve të Shqipërisë dhe kryetar i Shoqatës së Bletërritësve profesionistë të qarkut Korçë. Ai ka organizuar vazhdimisht trajnime dhe kurse me të rinj që të marrin profesionin e bukur të bletërritësit.

Gjatë këtyre viteve stafi i Kompanisë Morava ka vizituar ferma të tjera bletesh në Greqi, Itali, France, Angli, Irlandë, Belgjikë, Hollandë, Ukrainë, Poloni, Turqi, Bullgari, Gjermani, ku stafi mori një eksperiencë për të vazhduar më tej.

Kompania Morava ka organizuar dhe organizon kurse për bletarë të rinj në ambientet e fermës së saj. Gjatë periudhës së verës, vizitohet nga grupe turistike nga vendet si Gjermania, Franca, Italia dhe nga Izraeli; të cilët në dy orë vizitë ata shikojnë ambientet  jashtmë (koshered) dhe ambientet e brendshme (si ambalazhohet). Ndërkohë të testojnë edhe mjaltin.

Sot Ferma Morava ka investuar dhe ka ndërtuar fabrikën e parë dhe më të madhe të prodhimit, dhe ambalazhimit dhe paketimit të mjaltit dhe nënprodukteve të tij në Shqipëri, dhe numëron mbi 450 koshere. Ambjentet e Kompanisë Morava arrijnë mbi 1000m2 dhe kapaciteti i tyre paketues arrin deri në qindra ton mjaltë në vit. Ferma Morava disponon makineri të ndryshme të nivelit europian për mbushje, paketim dhe ambalazhim.

Ferma Morava mbledh mjaltin në gjithë Rajonin e Korçës, por edhe më gjerë: Gjirokastër, Përmet, Delvinë, Vlorë, Librazhd, Pogradec, Gramsh, etj. Lloje të ndryshme mjalti që i përkasin luleve të ndryshme ku secila jep një lloj të caktuar shije dhe arome.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura