“Mjaft me drejtimin e gabuar të korrupsionit dhe marrëzisë”- Presidenti Meta reagon ashpër: Hapje 100% e listave. Hapi i parë është respektimi i…

Sep 23, 2020 | 14:05
SHPËRNDAJE

Pas publikimit të një raporti për numrin e azilantëve shqiptarë në Evropë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagon ashpër, duke theksuar se Shqipëria nuk e meriton këtë renditje.

ilir meta

Sipas tij, hapi i pari për rikthimin në Drejtimin e Duhur (Slogani i përdorur nga PS në zgjedhjet lokale të 2015) të vendit është duke respektuar marrëveshjen e 5 qershorit.

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë”- apelon ai.

Reagimi i plotë:

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!

Shqipëria meriton vetëm të ardhme evropiane!

Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë  shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.

Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.

Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!

120097901_3376595065720076_5899834390662923989_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura