Rihanna i përgjigjet thashethemeve se është shtatzënë, ja çfarë deklaron këngëtarja

Dec 3, 2021 | 11:16
SHPËRNDAJE

Rihanna është personi i 11-të që është shpallur “Heroi Kombëtar i Barbados”. Por mediat rozë më shumë ishin të fokusuara, nëse këngëtarja është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin A$AP Rocky.

 rihanna3

Thashethemet u nxitën nga një fustan ngjyrë portokalli që ajo mbante veshur, ku barku i saj duke i rrumbullakosur.

Por ylli i popit i ka hedhur poshtë pretendimet, duke sqaruar se nuk është hera e parë që përflitet se ajo është shtatzënë.

rihanna

Gjatë një bashkëbisedimi me një ndjekëse në Instagram të quajtur Jen, Rihanna u shpreh se njerëzit vazhdimisht krijojnë thashetheme mbi këtë temë.

“A mund të vij tek babyshower? E vërtetë apo jo, fëmijët tuaj do jenë vërtet të bukur”, i shkroi Jen.

rihanna1

Ndërsa Rihanna iu përgjigj: “Haaaaa! Ti nuk ke ardhur as tek 10 babyshower-at e parë”, duke nënkuptuar se nuk është shtatzënë.

rihanna2

Fansja e këngëtares ndau mesazhet e shkëmbyera me RiRi në Instagramin e saj dhe shkroi: “Mitra e saj tha: ‘Qëndroni larg meje’, po shijoj jetën në maksimum.”

riri

Artistja foli për dëshirën e saj për tu bërë nënë gjatë një interviste për Vogue 2020: “Në 10 vite, unë do të jem 42-vjeçe. Deri atëherë dua të kem 3 ose 4 fëmijë.”

/Panoramaplus.al

rihanna1 rihanna (2) rihanna (1) rihanna (7) rihanna (8) rihanna (8) rihanna (6) rihanna (6) rihanna (7) rihanna (8) rihanna (9) rihanna (4) rihanna (4) rihanna (2) rihanna (1) rihanna (3) rihanna (1) rihanna (2) rihanna (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura