“Mitingu i fitores ishte në kundërshtim me rregullat anti-covid”, Rama: Ja ç’bëra menjëherë sapo u largova. Tregon nëse është gjobitur PS

Apr 29, 2021 | 21:48
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mitingu i mbajtur në sheshin Skënderbej, ditën e martë, pas fitores së zgjedhjeve të 25 prillit ishte në kundërshtim me rregullat anti-covid.

rama a

Rama tha se menjëherë sapo ka ikur që aty ka komunikuar me organizatorët dhe i ka kërkuar llogari se përse nuk ishin vënë karrige si në çdo miting.

I pyetur nëse është gjobitur nga policia, Rama tha se nuk ka dijeni për këtë.

Rama: E pranoj se ajo që ndodhi në këtë aspekt në sheshin Skënderbej ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe unë menjëherë më mbrapa kam bërë edhe një komunikim me organizatorët se nuk e kam kuptuar dot pse nuk duhej përsëritur e njëjta skenë me karriget shumë dhe me distancat, por në ato kushte nuk mund të anuloja takimin dhe të thosha po iki, se më shkoi edhe kjo në mendje, por do ishte e tepërt.

Policia ju ka gjobitur, se sipas rregullave duhej ta gjobiste PS?

Rama: Nuk jam në dijeni të një gjobe të vendosur nga policia, por di që, po në këtë rast ne kemi bërë gabim. Kjo është kundër rregullave. Realisht jam habitur, është faj, kërkoj ndjesë publike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura