Mitet e rreme për konsumin e ushqimeve në verë

Jun 3, 2018 | 15:51
SHPËRNDAJE

Me rritjen e temperaturave vjen dhe koha për piknikë në gjelbërim, por më pas mund të ndodhë që të ndiheni keq. Në jo pak raste fajësojmë salcat e majonezën që shoqërojnë sanduiçet apo sallatat, por jo gjithmonë është faji i tyre.

Ushqime, nga të cilat duhet drejtuar gishti i akuzës janë, për shembull, mishi i papjekur, por edhe frutat e perimet. Këto të fundit nuk janë ushqime që s’duhen konsumuar, por thjesht duhet pasur kujdes. Një studiues i sigurisë ushqimore në universitetin e Karolinës së Veriut ka bërë një shkrim mbi mitet e zakonshme rreth konsumit të ushqimit në periudhën e verës. Sipas tij, ruajtja e ushqimit në temperaturën e duhur dhe higjienën e mirë është thelbësore. Nëse nuk praktikoni këto dy kushte, mund të krijohen probleme gjatë konsumimit.

summer-01

Për shembull, bakteri i stafilokokut mund të gjendet shpesh në fytyrën tonë, veçanërisht rreth syve apo hundës. Kështu, mund të futet në sallata kur ne prekim njëri-tjetrin dhe pastaj, pa larë duart, prekim ushqimin. Gjithashtu, mënyra e pasaktë e ruajtjes së ushqimit përbën pjesën tjetër të gabimit. “Nëse zgjidhni të bëni majonezën në shtëpi, më mirë zgjidhni një recetë me produkte me vezë të pasterizuar, duke përfshirë edhe aciditetin që i jep uthulla apo lëngu i limonit, për të zvogëluar rrezikun”, këshillojnë studiuesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura