Misteri i urdhrit të fshehur për arrestimin e Frrokut, specialistja e Interpol: Bajraktari e firmosi dhe më tha prit njëherë

Apr 2, 2015 | 9:21
SHPËRNDAJE

Urdhër-arresti belg për deputetin Mark Frroku duket se është lënë në sirtarët e Interpol Tirana me urdhër, por kush e ka dhënë këtë “urdhër verbal” ende nuk dihet.

Mark Frroku/ Artan Bajraktari

Deri ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës kishte në dosje vetëm shkresën (email i printuar) e ardhur nga Interpoli i Brukselit, në datën 18 mars 2015. Nga përmbajtja e kësaj shkrese që ka ardhur me e-mail në zyrat e Interpol Tirana e më pas është printuar aty, duket se e njëjta zyrë ka pasur një njoftim të mëparshëm për të njëjtën çështje.

“Shkresa e Interpol Brukselit e datës 18 mars 2015, ka përmbajtjen e një rikujtuese, pra duket se për të njëjtën çështje ka pasur edhe një njoftim të mëparshëm që deri tani nuk është gjetur”, tha dje një burim i Prokurorisë. Sipas të njëjtit burim nga Prokuroria e Tiranës, pas arrestimit katër ditë më parë, specialistja e Interpol Tiranës, Loreta Alla, ka dhënë dëshminë e saj.

Ajo ka thënë se pas mbërritjes së njoftimit nga Brukseli se Mark Frroku ishte në kërkim nga ky vend i dyshuar për vrasje, shefi i Interpolit, Artan Bajraktari, e printoi materialin e ardhur me e-mail.

“Ai e sigloi dhe ma kaloi mua dokumentacionin duke më thënë që të mos veproja njëherë pa u këshilluar me drejtuesit”, citoi Prokuroria dje dëshminë e dhënë nga Loreta Alla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura