Misteri i parë shqiptar bëhet baba, bashkëshortja e Olti Xhezos poston foton e ëmbël me foshnjën në krah

Sep 29, 2020 | 14:18
SHPËRNDAJE

Olti Xhezo dhe bashkëshortja e tij Elona Varfi janë bërë prindër për herë të parë.

Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë një javë më parë. Lajmi u bukur u zbulua nga Elona Varfi, e cila publikoi foton e ëmbël me vajzën në krahë por nuk i zbuloi emrin.

“Rrezja ime e dritës, engjëll i zgjedhur nga Zotit për të më ndriçuar jetën, 1 javëshe,”- shkroi ajo krahas imazhit.

Elona Varfi ka ndarë me ndjekësit herë pas herë foto gjatë shtatzënisë së saj, ku ka vënë në pah barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë misteri i parë shqiptar prej shumë vitesh qëndron larg jetës publike.

Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ai u fotografua nga paparazi i Panoramaplus në Tiranë, nën shoqërinë e këngëtarit të njohur, Land Hysit.

olti-xhezo1

Ai është larguar nga Shqipëria disa vite më parë për të jetuar në Britani me partneren e tij.

Elona Varfi, mbi një vit më rrëfeu te “Rudina” sesi Olti Xhezo i propozoi për martesë, duke i bërë një udhëtim surprizë në Firence.

 “Olti më kishte kërkuar me insistim që të kujdesej ai për udhëtimin. U habita kur morëm rrugën për në aeroport, se nuk po e kuptoja ende ku ishte destinacioni surprizë dhe kur asistentja e linjës së fluturimit na dorëzoi biletat e na uroi rrugë të mbarë për Firence.

Në mbrëmje, në një restorant tradicional mbi 100-vjeçar, ndërsa unë po i tregoja se sa shumë më kishte pëlqyer surpriza që ai kishte organizuar, Olti më thotë qetësisht: ‘Kam dhe një surprizë tjetër për ty’. Më nxjerr një kuti të vogël përpara dhe më thotë që ta hapja, brenda saj ishte unaza. U emocionova shumë,”- tha ajo.

/Panoramaplus.al

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura