Misteri i njeriut lakuriq që hidhet nga dritarja e Pallatit Mbretëror në Londër (VIDEO)

Feb 27, 2015 | 23:07
SHPËRNDAJE

Një person i zhveshur që hidhet me çarçaf nga dritaret e Pallatit Mbretëror në Londër ka sjellë reagime të shumta në faqet e internetit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga disa media angleze, shfaqen pamje të një të riu që ka lidhur çarçafin nga një dritare e Buckingham Palace dhe tenton të zbresë, i veshur vetëm me një çorape. Video duket se është xhiruar nga një kamera amatore jashtë Pallatit Mbretëror.

Foto shkeputur nga video

Në momentet që personi shfaqet duke zbritur me çarçaf, ai shkëputet duke rënë në katet e poshtme. Aktualisht nuk dihet rreth gjendjes shëndetësore të tij, ndërsa mediat britanike thonë se kjo video nuk është pranuar të komentohet nga përfaqësues të pallatit mbretëror.

Në një koment të shkurtër që shoqëron këtë video nga “The Sun”, shkruhet “Harry, a jeni ju ai?”. Ndërsa nga komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale, hidhen dyshime që kjo video mund të ketë qenë pjesë e xhirimit të një skenari filmi. Po kështu nuk mungojnë edhe komentet se cili nga dy princët mund të ketë qenë ai që shfaqet lakuriq në video. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura