Misteri i avionëve në Seman/ Reagon qeveria: Ja si qëndron e vërteta

May 24, 2016 | 7:28
SHPËRNDAJE

Qeveria ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me dyshimet mbi fluturimin e tre avionëve mbi Seman. Duke iu përgjigjur deklaratës së Flamur Nokës, në reagimin e saj qeveria thotë se, asnjë avion nuk është ulur në territorin e vendit tonë por vetëm kanë fluturuar.

146359643718516_RAMA-SINKRON_19_4

Duke iu referuar të dhënave të “Albcontrol”, në reagim thuhet se gjatë ditës së djeshme në pjesën jugperëndimore të vendit kanë fluturuar katër avionë të vegjël.

Avionët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit në Greqi dhe kishin si destinacion aeroportin e Tivatit në Malin e Zi.

Këta avionë nuk kanë bërë ulje në territorin shqiptar, por vetëm kanë hyrë në hapësirën tonë ajrore në pikën Pitas dhe kanë dalë në pikën Rodon.

Reagimi i qeverisë:

Gjatë sezonit veror numri i avionëve të vegjël privatë që fluturojnë mbi bregdetin shqiptar në një lartësi të ulët, për shkak të madhësisë së avionit, është i madh.

Nga të dhënat e “Albcontrol” konfirmohet se dje, në hapësirën shqiptare dhe konkretisht ne pjesën Jugperëndimore- Perëndimore kanë fluturuar 4 avionë VFR të cilët janë nisur nga aeroporti i Korfuzit (LGKR), për në aeroportin e Tivatit (LYTV).

Ndryshe nga çka pretendon Partia Demokratike, në asnjë rast nuk ka pasur ulje në territorin shqiptar.

Të katër këto fluturime kishin plotësuar plan të rregullt fluturimi ku parashikonin hyrjen në hapësirën shqiptare nga pika Pitas dhe daljen nga pika Rodon. Parashikimi i kohës së daljes varion ne varësi të rrugës, kushteve meteorologjike, shikueshmërisë apo turbulencave. Në planin e fluturimit pilotët kanë kërkuar të fluturojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërkohë që trafiku është menaxhuar normalisht nga kontrollori në sektorin e APP.

T dhënat përlatëse për secilin avion:

Fluturimi Tipi AC Ora e hyrjes/Pitas Lartësia Ora e Daljes/Rodon
4XHRI SIRA/L 1310z 500ft rreth 1400z
4XHTQ SIRA/L 1310z 500ft rreth 1400z
4XHFH ECHO/L 1331z 1500ft rreth 1400z
4XHLD TEXA/L 1335z 2500ft rreth 1400z

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura