Misteri, gjendet i plagosur me plumb në kokë shqiptari në Itali (EMRI)

Mar 18, 2018 | 14:50
SHPËRNDAJE

Një shtetas shqiptar 66 vjeçar, i identifikuar si Mustafi Hasi ka mbetur i plagosur dje në Foggia, i qëlluar me armë zjarri në kokë nga një person ende i paidentifikuar.

1521368512921.jpg--questura_di_foggia

Gjendja e tij është serioze thanë mjekët, raportojnë mediat italiane. Policia po kryen hetime për të hedhur dritë mbi plagosjen e mistershme.

Incidenti ndodhi të shtunën, në një fermë në pronësi të një sipërmarrësi bujqësor në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggia.

Ishte pronari i vilës i cili lajmëroi menjëherë oficerët e policisë pasi zbuloi personin e plagosur.

Viktima, ka mbetur i plagosur në kokë nga një pistoletë e kalibrit 7.65. Mediat thonë se ai do t’i nënshtrohet një operacioni delikat për nxjerrjen e plumbit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura