Mister vrasja e të riut shqiptar në SHBA, zyrtari jep para nga rroga për autorët. Apeli i fortë

Sep 13, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Mbetet ende e rrethuar nga misteri vrasja e shqiptarit Grei Frashëri në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo vetëm autori është në kërkim, por e paqartë mbetet edhe dinamika e krimit.

Copy-of-shooting3

U qëllua me thikë apo armë zjarri?

23-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge të Brooklyn. Teksa fillimisht u raportua se ai ishte qëlluar me armë zjarri, mediat amerikane vënë në diskutim hipotezën.

Brooklynreporter, duke cituar burime të policisë, shkruan se Grei Frashëri u vra rreth orës 18:00 (me orën lokale) të së premtes në “93rd Street”, pas një sherri.

“Policia fillimisht tha se Frashëri ishte qëlluar me armë zjarri në qafë dhe kraharor. Por, një raport i publikuar më 12 Shtator nga Daily Neës, thoshte se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja me thikë dhe theksonte se policia kishte menduar se shqiptari ishte vrarë me armë pasi kishin gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes”, shkruan media lokale.

I riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Brooklyn, ku dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, autoritetet policore raportohet se kanë mundur që të identifikojnë targat e një automjetit që u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa shprehen pozitivë se shumë shpejt do të kenë të reja mbi autorët e kësaj vrasjeje.

Familja e Greit ka lëshuar një lutje për publikun, në përpjekje për të gjetur vrasësin e tij.

Shpërblim shtesë

Ndërkohë Policia e New Yrok, të mërkurën vuri në dispozicion 2 mijë e 500 dollarë për këdo që mund të ketë informacione të vlefshme për vrasjen. Kësaj shumë iu shtuan edhe 1 mijë dollarë të tjera nga një anëtar i Këshillit të New York, Justin Brannan.

“Po shtoj 1 mijë dollarë nga paratë e mia, si shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e Grei Frashërit“, tha Brannan

“Mesazhi jonë duhet të jetë i qartë si kristali: Kjo lloj dhune nuk do të tolerohet në komunitetin tonë. Nuk më intereson cilat janë rrethanat, nuk do të vrisni dikë në rrugët e lagjes time dhe t’ia hidhni paq. As sot, as kurrë”, shtoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura