MISTER/ Modelja gjendet lakuriq në shkurre poshtë banesës së të dashurit, në luftë për jetën. Ngrihen dyshime për …  

Jan 13, 2020 | 15:22
SHPËRNDAJE

Një modele po lufton për jetën e saj pasi ra pothuajse lakuriq nga dritarja e katit të tretë në Moskë. Ksenia Puntus ishte në banesën e të dashurit të saj Andrei Bakov kur ra nga lartësia.

Bakov raportohet se është nipi i producentit të madh të filmave, Nikita Milhalkov.

Ajo u gjet në shkurre nga një pastrues rrugë pasi qëndroi e shtrirë aty për disa orë në temperatura -5 gradë Celcius.

Modelja, e cila ka pozuar për Russian Vogue dhe Tatler pësoi lëndime në kokë dhe gjoks, si edhe theu legenin, brinjët dhe këmbët.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me incidentit mes pretendimeve se ngjarja po përpiqet të mbulohet.

Modelja Alesya Kafelnikova tha se Ksenia u gjet e zhveshur në shkurret jo shumë larg nga blloku i banesave, ku supozohet se ra.

Ndërsa tha se ajo nuk mban mend asgjë tjetër përveç emrit të saj.

Kafelnikova hedh dyshimet se 21-vjeçarja, e cila në një mbrëmjen atë natë, është dëmtuar. Ndërsa policia e Mosokës ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për ngjarjen.

“Ajo është fshehur në shkurre, ishte një pastrues që e gjeti dhe telefonoi ambulancën,”- shtoi modelja.

Ndërsa hodhi poshtë dyshimet se shoqja e saj ishte konsumuese droge.

Njerëzit që ishin në festë me të mohojnë gjithçka dhe insistojnë se e dërguan në shtëpi tek i dashuri i saj.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura