Mister fati i kapitenit të peshkarexhës, egjiptiani: E hodha në det!

Jun 30, 2016 | 10:20
SHPËRNDAJE

Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga rrëmbimi, nuk dihet fati i kapitenit të anijes “Çelepia 2”, e cila u mor peng së bashku me ekuipazhin e saj nga marinari Adel Salam.

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam
Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam

Për të gjetur vendndodhjen e kapitenit të anijes, hetuesit kanë marrë në pyetje marinarin që mori përsipër rrëmbimin, por ky i fundit ka dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me kapitenin dhe fatin e tij.

Burime thanë për gazetën se Salam ka deklaruar se e ka lënë të lirë katër ditë më parë kapitenin, ndërsa më pas se e kishte hedhur në det.

“Informacionet që vijnë nga homologët egjiptianë në lidhje me deklaratat e pengmarrësit të arrestuar Adel Mohamed Salam janë kontradiktore. Fillimisht ai ka pohuar se e ka liruar katër ditë më parë kapitenin e anijes “Çelepia 2”, por më pas ka theksuar se e ka hedhur në det Dhimitër Malajn. Homologët tanë në Egjipt po punojnë për gjetjen e vendndodhjes se kapitenit, si dhe kryerjen e të gjitha procedurave hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ne kemi dyshime mbi deklarimet se egjiptiani pengmarrës e ka hedhur në det kapitenin e anijes”, pohuan burime të “Panorama”.

Dje u gjend pas 10 ditësh rrëmbim marinari Luan Mema. Nderkohe Ambasada shqiptare në Egjipt po kujdeset për t’i ofruar asistencën konsullore të nevojshme. Pas përfundimit të hetimit do asistohet për kthimin e peshkatarit Luan Mema në Shqipëri, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e vendndodhjes së kapitenit Dhimiter Malaj.

LEONIDHA MUSAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura