Missi shqiptar ‘Jam sulmuar për foton me flamurin serb, kosovarët më përkrahën’

Oct 10, 2015 | 13:18
SHPËRNDAJE

atalanta-1

Missi shqiptar Atalanta Kërçuku e cila bëri fotografinë me flamurin serb, në shenjë paqe para takimit ndaj Serbisë, duket se ka rënë pre e sulmeve.

Por, këto sulme duket se nuk kanë ardhur nga shqiptarët e Kosovës, që aq shumë po portretizohen si urryes të serbëve.

Bukuroshja në fjalë tregon se si është abuzuar pas publikimit të kësaj fotoje.

“Të them të drejtën, fillimisht u shokova. Megjithatë pati shumë nga ata që më mbështetën. Miqt e mi kosovarë më kontaktuan dhe më thanë mos u shqetëso, ne të mbështesim dhe e kuptojmë atë që po bën”.

“Patjetër që djemtë e kombëtares tonë janë më seksi, kjo s’ka asnjë diskutim. Unë kam qenë dhe jam kuq e zi. Duhet të kishim dhënë më shumë në atë ndeshje”, tha Atalanta./telegraf

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura