Miss Universe Kosova kandidon për deputete në Zvicër

May 4, 2015 | 15:45
SHPËRNDAJE


Edhe një kandidate me prejardhje shqiptare ka zgjedhur CVP-PDC-në, subjektin politik që mbështetet në vlerat kristiane, për të kandiduar në Bernë për deputete të Parlamentit nacional të Zvicrës. Bëhet fjalë për misin e Kosovës dhe “Miss Kosova Universe 2010”, Kështjella Pepshi. Lajmin e ka konfirmuar modelja shqiptare, duke thënë se është kandiduar nga PSHDK në Zvicër. Kështjella Pepshi është me origjinë nga Peja. Ajo jeton me prindërit dhe familjen e saj në Bernë të Zvicrës. ’’Me politikë nuk do të thotë që merrem shumë kohë apo pak. Unë merrem më tepër me kulturë. Po, jam e rritur në frymën e politikës, sepse të dy prindërit e mi janë marrë me politikë. E them këtë, sepse Kosovës i është dashur përfshirja e secilit mërgimtar në parti politike apo shoqata të ndryshme, në mënyrë që të ndihmohet sa më shumë procesi i pavarësisë së Kosovës. Kështu që pak a shumë kam njohuri edhe në këtë fushë”. Kështjella Pepshi në Las Vegas ka prezantuar Kosovën në konkursin botëror të bukurisë në “Miss Universe 2010”. Pepshi ka konkurruar për miss në dy kantone, atë të Solothurn-it dhe Bernës më 2010 dhe është renditur në top 5. Bukuroshja me origjinë nga Kosova ka udhëtuar suksesshëm në botën e modelimit në Zvicër, derisa po e sfidon veten edhe në politikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura