‘Miss Universe 2019’, ja ç’vend zuri Shqipëria

Dec 9, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme u mbajt kompeticioni më i madh i bukurisë, ‘Miss Universe 2019’ në të cilin morën pjesë vajza nga e gjithë bota.

Fituesja e këtij viti u shpall vajza nga Afrika e Jugut, Zozibini Tunzi ndërsa shoqëruesja e parë e miss-it, Madison Anderson nga Puerto Rico.

Shqipëria u përfaqësua me Cindy Marina, e cila u rendit në mesin e 20 femrave më të bukura. Vajza nga Shqipëria u paraqit me veshjen e Mbretëreshës Teuta.

“Të sfiloja në Miss Universe për herë të parë ishte një ndjenjë surreale që nuk do ta harroj kurrë”, u shpreh Cindy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura