Miss Luksemburgu, Laureta Bardoniqi: Pse vendosa të pozoj topless me partnerin tim

Jan 29, 2016 | 14:48
SHPËRNDAJE

Ajo ka një karrierë të suksesshme në Luksemburg si modele. Ka përfaqësuar vendin atje në shumë evente të mëdha bukurie në botë, ndërsa tani vazhdon punën si fotomodele. Laureta është nga Kosova, por e dashuruar dhe e lidhur me një spanjoll.

Ajo vjen në një bisedë për ‘’Panorama Plus’’ duke treguar mbi planet dhe jetën e saj private.

Çfarë ke realizuar që nga spektakli “Miss Earth”?

Pikë së pari u zgjodha “Miss Benelux Luxembourg” në 2009. Ky titull ma lejoi pjesëmarrjen në konkurse internacionale. Miss Earth 2010 u mbajt në Vietnam. Pastaj m’u dha mundësia të marr pjesë dhe të përfaqësoj Luksemburgun në “Miss Tourism International” 2011/2012 në Malajzi. Pas këtij spektakli, nuk mora më pjesë në konkurse bukurie, sepse fillova studimet në Bruksel dhe koha nuk ma lejonte dot. Tashmë jam aktive vetëm në photoshootings dhe bëj editoriale për revista të ndryshme internacionale.

Ti je rritur jashtë, si e sheh jetën atje dhe te ne? Që nga mosha 7-vjeçare jetoj me familjen në Luksemburg. Jam rritur këtu, pa i harruar kostumet shqiptare. Stili dhe organizimi i jetës është ndryshe. Duhet të punosh shumë për të realizuar ëndrrat e tua. Kur vij në vendlindje, vij me shumë qejf, sepse shoh të dashurit e mi. Mundohem t’i vizitoj së paku dy herë në vit. Më pëlqen fakti qe jeta është më e gjallë dhe që njerëzit dalin dhe mbas punës me shoqëri.

Ke pasur gjë kundër shqiptarëve, që je lidhur me një të huaj?

Aspak, kam shumë respekt për gjithë shqiptarët. Nuk kam asgjë kundër mentalitetit të tyre, por mbase kam kaluar jetën këtu, jam rritur me një frymë dhe stil të jetës pak më ndryshe.

Të pengon i dashuri në realizimin e punës si modele?

Më kupton më shumë se çdokush, sepse edhe ai është model dhe e di se si shkojnë këto punë. Ai më shtyn që të merrem më shumë me modelizëm dhe të jem më aktive.

1-239

Është xheloz si shqiptarët?

Aspak, është shumë i kuptueshëm, por dhe unë nuk i jap shkas të bëhet xheloz. Mendoj që njerëzit që janë në paqe me vetveten, kanë shumë mirëkuptim, janë të butë dhe kanë besim në vetvete.

Si ka filluar lidhja juaj e dashurisë?

Ishim shokë për një kohë të gjatë. Më ka pëlqyar fakti që është njeri shumë i qetë dhe i kujdesshëm. Karakteret na përputhen shumë dhe jam e lumtur që ai një ditë e theu akullin.

Çfarë mendimi ka ai për shqiptarët?

Ai ishte me mua vitin e kaluar në Kosovë dhe i pelqeu jashtë mase. Në përgjithësi, i pëlqen shumë ushqimi shqiptar. I kërkon shpesh nënës sime të bëjë pite. I pëlqen shumë atmosfera në Kosovë, thotë se do të rikthehet.

Ju keni realizuar edhe fotosesion bashkë, ku shfaqesh në krahët e tij topless?

E vërtetë, ishte hera e parë që realizuam foto së bashku që ishin pak më të guximshme. Shpejt u ndjeva shumë rehat nga fotografi i mrekullueshëm, Jorge Freire.

Ku e sheh veten pas 10 vitesh?

Nuk mendoj shumë për të ardhmen, shijoj momentin në maksimum.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura