Miss Kosova, në krah të gazetarit në “Çelësi Muzikor 10”

Apr 22, 2016 | 16:13
SHPËRNDAJE

Një nga festivalet që ka mbijetuar në Kosovë, ku promovohen këngë dhe artistë jo vetëm të rinj, por edhe me emër, në një garë me prodhime të reja muzikore, është “Çelësi Muzikor”.

Këtë vit është edicioni i dhjetë, ku gjatë ditëve në vijim nis gara me artistë dhe këngë të reja, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 11 maj, ku producentët kanë menduar të ftojnë të gjithë artistët fitues të nëntë viteve më herët, ku mund të kujtojmë se kanë qenë Adelina Tahiri, Zanfina Ismajli, Zajmina Vasjari, Gold Ag, Gjyste Vulaj, Rezarta Shkurta, Mira Janji, Albana Mesuli etj.

4444444545456

Gazeta jonë mëson se këtë herë përkrah prezantuesit zyrtar, Maksim Gjokaj-Maksi, në skenë do të ngjitet edhe Miss Kosova 2007, Arbnora Ademaj. Fotoja që shihni është zyrtare dhe e realizuar nga fotografi i njohur Veton Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura