Misrat e pjekur të dëmshëm për shëndetin, konsumojini të zier

Jul 27, 2015 | 10:18
SHPËRNDAJE

miser-i-pjekur

Misri është një nga ushqimet më karakteristike të kësaj stine dhe konsumimi i tij është në masë.

Ai nuk mungon nëpër rrugët e qyteteve tona, në plazhe dhe në vende të tjera turistike ku ka shumë njerëz.

Zakonisht misri të shijon shumë i përgatitur me pjekje në prush por, a është mënyra e duhur për ta konsumuar?

E vërteta është se mënyra më e mirë për të konsumuar misrin është ajo e zierjes. Pjekja në prush e dëmton strukturën e lëkurës së misrit, e cila mund të shkaktojë probleme të stomakut.

Me zierjen ne përfitojmë gjithë të mirat që misri ka me bollëk si: ­

1-Vitamina C dhe të kompleksit B duke përbërë kështu një ushqim të shkëlqyer për zemrën ­

2-Antioksidantë si luteina dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin ­

3-Fibra që ushqejnë veçanërisht zorrën e trashë duke parandaluar situata si kapsllëku dhe hemorroidet

4-Proteina, të cilat së bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura