“Misioni vazhdon”/ Monika Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI-së: Për të gjithë ju që e doni dhe luftoni…Ja mesazhi që jep

Sep 6, 2021 | 10:01
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar sot ditëlindjen e 17-të të forcës politike që ajo drejton.

Për herë të parë pas 25 prillit, ku LSI mori vetëm 4 deputetë, Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook, ka dhënë mesazhin si “misioni vazhdon”.

monika kryemadhi

Hera e fundit që Kryemadhi është shfaqur në publik ishte në kampin e LRI-së në Jalë, në fund të muajit gusht, ku edhe aty nuk pranoi të flasë, por qëndroi në pozicionin e spektatores.

“Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson. Misioni vazhdon”, shkruan Monika Kryemadhi.

Sot LSI është force politike në opozitë pasi në zgjedhjet e 25 prillit të 2021 mori 4 mandate.

Ajo u krijua në 6 shtator 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si Presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u zgjodh Petrit Vasili. Pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili, i cili propozoi ndryshim të kryesisë së partisë, duke propozuar si kryetare Monika Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura