“Misioni vazhdon”/ Kryemadhi poston foton: Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin

Nov 6, 2021 | 20:44
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar një foto në Facebook nga takimi i punës me ekipin e kësaj force politike në Berat.

monika kryemadhi

Ajo shkruan se përmes votës në 25 Prill, qytetarët i kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre.

“Një moment nga takimi i punës me ekipin e LSI Berat. Përmes votës në 25 Prill, qytetarët na kanë besuar përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre, ndaj përkushtimi për realizimin e këtij misionit madhor vazhdon pa u ndalur”, shkruan Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura