“Misioni im”/ Flutura Açka flet për librin e Bashës: Lideri i PD shpreh tezat e tij mbi politikën. Jam e bindur se do të mbajë premtimet!

Mar 23, 2021 | 21:38
SHPËRNDAJE

Shkrimtarja dhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka folur për librin më të ri të liderit demokrat Lulzim Basha, “Misioni im”, në të cilin ai shpreh tezat e tij mbi politikën.
Flutura Acka

Në një lidhje skype në emisionin “Real Story” në “News 24”, Açka nënvizon se i kanë pëlqyer shumë pikëpamje të Bashës, duke shtuar se është e bindur se lideri i PD-së do të mbajë premtimet e tij.

Unë jam në rolin e botueses për librin e Bashës. Zoti Basha m’u ofrua me këtë libër. Unë do të botoja libër për çdo politikan. Në raport me librin jam botuese dhe kam bërë atë detyrë, që kam bërë me të gjitha veprat që kam botuar. Basha shpreh tezat e tij mbi politikën. Është një libër, që është arsye për të qenë debat.

Është surprizë që botohet në prag të zgjedhjeve. Basha ka shkruar librin gjatë pandemisë, jam marrë me redaktimin, me gjithçka tjetër nevojitet për një libër sa më të mirë e profesional. Më kanë pëlqyer shumë teza të Bashës, qasjen e tij në trajtimin e opozitës. Tezat e tij janë vërtetë të arrira, për një opozitë me dinjitet. Basha do të mbajë premtimet e tij. Zoti Basha bën thirrje që mjedisi politik të qetësohet. Për titullin ndoshta mund të ishte një tjetër. Mendoj se Basha në libër ka dashur që të mbajë bilanc”, u shpreh Açka.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/