“Mirupafshim dhe shihemi në…”/ Pas vizitës disa orëshe në Tiranë, Kryeministri Rama përcjell në Rinas kancelaren Angela Merkel. Ja pamjet

Sep 14, 2021 | 18:58
SHPËRNDAJE

Pas një vizite disa orëshe në Tiranë, kancelarja gjermane Angela Merkel është larguar nga Shqipëria. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili e ka përcjellë në aeroportin e Rinasit, ndërsa ka publikuar edhe pamjet.

 

Në facebook, kreu i qeverisë shqiptare shkruan: Mirupafshim dhe faleminderit Angela Merkel. Ndërsa para nisjes dy liderët kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.

Në pamjet që vetë Rama ka publikuar dëgjohet që kancelarja Merkel t’i thotë kryeministrit: “Mirupafshim dhe shihemi në Lubjanë”.

Ndërsa nga ana e tij, Rama i thotë: “Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë”

Gjatë qëndrimin në Tiranë, Merkel zhvilloi edhe një konferencë me kryeministrin Edi Rama ku dha edhe disa mesazhe të rëndësishme.

Sipas saj, Bashkimi Evropian në rastin e Shqipërisë duhet të mbajë fjalën. Ajo u shpreh se kur shtetet anëtare të BE-së vërejnë që një vend kandidat ka plotësuar kushtet për integrim, atëherë nuk duhet të bëhen pengesë për të hapur procesin e integrimit në BE.

Po ashtu, Merkel u shpreh se Procesi i Berlinit ka ndryshuar shumë gjëra për Ballkanin Perëndimor. Edhe pse ajo do të largohet detyra e kancelares, u shpreh se zemra e saj rreh për ketë rajon.

Përveç kryeministrit Rama, Angela Merkal zhvilloi edhe takime kokë me kokë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura