Mirjeta e BB në superformë, pushimet këtë verë me të dashurin

Aug 2, 2015 | 13:08
SHPËRNDAJE

MIRJETA
Është rikthyer në Shqipëri nga Anglia pas një viti të gjatë plot punë e stres, për të larguar paksa mallin për familjarët dhe miqtë e saj. Mirjeta Bajramaj, vajza e cila u bë e famshme nga spektakli i “Big Brother”, tashmë drejton disa kompani si menaxhere në Londër.

Duke pasur mundësi që të udhëtojë gjithandej në botë ku ajo dëshiron dhe ku ka impenjimet e saj, ajo ka zgjedhur vendlindjen dhe së bashku me të dashurin e saj po pushojnë për momentin në bregdetin shqiptar. Ajo që bie në sy te Mirjeta janë linjat e bukura që nuk i ka humbur akoma.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura