Miriami dhe Besa bëhen identike

Mar 23, 2015 | 12:29
SHPËRNDAJE


Mania për të ndjekur tendencat e modës së fundit rrezikon t’i kthejë vajzat e ekranit në kopje të njëra-tjetrës. Tashmë që janë në modë biondet, shumë prej tyre i kanë bërë flokët kështu. E njëjta gjë ka ndodhur me dy koleget këngëtare dhe mikeshat në jetë, Besa Kokëdhimën dhe Miriam Canin. Po t’i shihni në fotot e fundit që kanë bërë duken si binjake, aq sa me vështirësi dallohet kush është Besa dhe kush Miriami. I njëjti grim dhe gjatësi flokësh të valëzuara në ngjyrë të verdhë. Të dyja kanë qenë në panelin e “X Factor” në përzgjedhjen fillestare të zërave të rinj të këtij “talent-show”. Aktualisht Besa po merret me klipet e saj, ndërsa Miriami shfaqet çdo të hënë në ekranin e “Tv Klan”, si anëtare jurie, bashkë me të fejuarin e saj Alban Skënderaj.     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura