Miriam Cani feston në Korçë

Dec 29, 2014 | 15:11
SHPËRNDAJE

Më shumë sesa vitet e tjera, qyteti i Korçës është kthyer në bujtinën e dimrit. Ndoshta për shkak të atmosferës së ngrohtë, që përcjellin shtëpizat e vogla karakteristike me oxhakët e ndezur tashmë prej kohësh, ky qytet ngelet më i këndshmi për t’u frekuentuar në këtë sezon të vitit. Edhe këngëtarja Miriam Cani, bashkë me Alban Skënderajn, kanë zgjedhur të festojnë pikërisht aty ku bora zbardh më shpejt nga vendet e tjera. Siç kuptohet nga fotografia e Miriamit, vila Themistokli me atmosferën e gëzuar festive ka qenë një nga stacionet e shkurtra të këtij udhëtimi. Më pas, kanë shijuar borën, që nuk ka vonuar të mbulojë Dardhën dhe rrethinat e tjera të Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura