VIDEO/ Presidenti Meta në Dibrën e Madhe, përulet para shtatores së Skënderbeut: Vepra e tij përherë frymëzuese për të kapërcyer çdo sfidë

| 14:54
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta po vijon vizitën në Dibër të Madhe ku do të marrë pjesë në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit. Kreu i shtetit ka nderuar figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu duke u përulur dhe duke vendosur një buqetë para shtatores së tij.

“U përula me respekt e nderim para veprës së Tij, përherë frymëzuese dhe udhërrëfyese e qartë për të kapërcyer çdo sfidë dhe garantuar të ardhmen tonë europiane!”, shprehet Meta.

Statusi i plotë i presidentit 

Sot në Dibër të Madhe, në këtë trevë të bekuar nga Zoti, vend i trimërisë, i besëlidhjes, i mençurisë dhe urtësisë, i fjalës dhe i pushkës, ku dështoi çdo ekspeditë e ushtrive pushtuese dhe që krenohet në çdo epokë me gjithçka i ka dhënë çështjes shqiptare. Në veçanti Dibra është vendi i origjinës së Kastriotëve dhe Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, simbolit më përbashkues dhe shqiptarit më të gjallë ndër të gjallë, i cili përcaktoi qartë identitetin europian të kombit tonë.

presidenti 2

presidenti3

****

Ilir Meta në Dibrën e Madhe/ Presidenti përshëndet banorët vendas: Shumë i lumtur të jem pranë motrave e vëllezërve 

Presidenti Ilir Meta u ndal sot në Dibër të Madhe ku po merr pjesë në ceremoninë kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”.  Kreu i shtetit ka publikuar disa foto teksa përshëndetet me disa banorë vendas.

META 1

Përmes një postimi në “Facebook” bashkëngjitur me foto kreu i shtetit shprehet:  Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës”.

META 2

META 3

META 4

META 5

****

“Mirësevjen në Dibër Presidenti Ilir Meta”/ Kreu i shtetit sot në përvjetorin e ngjarjes së rëndësishme të kombit

Presidenti Ilir Meta do të jetë sot në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të “Kongresit të Dibrës”, kongres i cili ishte pikënisje e  kryengritjeve mbarë kombëtare për liri dhe pavarësi.

miresevjen

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Siç shihet edhe nga kjo foto, banderola me mbishkrimin “Mirësevjen në Dibër Presidenti Ilir Meta” janë shpalosur në rrugët e qytetit.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.