“Mirësevini në Anfild!”, presidenti i Atletikos i “hedh benzinë zjarrit”: Stadiumi i Liverpulit nuk garanton jetën e njeriut!

Feb 19, 2020 | 17:47
SHPËRNDAJE

Presidenti i Atletiko Madridit Enriko Çerezo vazhdoi serinë e replikave kundër deklaratave të trajnerit të Liverpulit Jurgen Klop dhe disa futbollistëve se sfida e kthimit mes spanjollët i pret “ferri” në stadiumin “Anfild Roud”.

Enrique-Cerezo-Atletico-Madrid-2019

Çerezo deklaroi se nuk do të pranonte të ndiqte sfidën e dytë mes Atletiko Madridit dhe Liverpulit për Ligën e Kampioneve pasi e konsideron stadiumin e kampionëve të Europës si “të vjetër” dhe “nuk dëshiron të rrezikojë jetën”.

“ ‘Anfild Roud’ është një stadium madhështor me fansa të mrekullueshëm, por është shumë i vjetër. Nëse do të kryhej një inspektim teknik nga UEFA, ky stadium nuk do të garantonte jetën e një njeriu”, deklaroi Çerezo.

42986761375_52edf64001_b

Këto deklarata po e ndezin akoma më tepër atmosferën para ndeshjes së kthimit midis Atletiko Madridit dhe Liverpulit, e cila pritet të jetë një betejë e vërtetë jetë a vdekje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura