“Mirënjohje më të thellë Dëshmorëve të Atdheut”/ Presidenti Meta kujton 5 majin dhe poston foton e Qemal Stafës! Ja mesazhi që jep

May 5, 2021 | 8:20
SHPËRNDAJE

ilir meta-dita e deshmorevePresidenti i Republikës, Ilir Meta ka kujtuar sot 5 majin, Ditën e Dëshmorëve. Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se “Sot është dita e Qemal Stafës dhe e mijëra të rinjve dhe të rejave, që dhanë jetën për Lirinë e Shqipërisë”

“Lavdi e përjetshme, nderim, respekt dhe mirënjohjen më të thellë Dëshmorëve të paharruar të Atdheut, të çdo epoke”, mbyll postimin e tij Ilir Meta.

Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kjo date është shume e rëndësishme për shqiptaret, pasi ne kete date kujtohen dhe nderohen trimat qe luftuan per Shqipërinë e lire.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura