Mirëmbajtja e rrugëve kthehet në “mollë sherri”, ankimohen procedurat për tre akse

SHPËRNDAJE

Mirëmbajtja e rrugëve duket se është kthyer në mollë sherri pasi në harkun 13-15 gusht rezulton të jenë ankimuar të paktën tre procedura pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Procedura e parë e ankimuar është ajo e udhëhequr nga Drejtoria e Rajonit Verior Shkodër dhe konkretisht “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga ‘Lezhe-Nenkalimi Milot, Lidhja e 2 urave-K/Pllanë-U.Zogut”.

mirembajtje-e-rrugeve-e1488754476960

E njëjta drejtori është vendosur në kushte të vështira nga operatorët privatë pjesëmarrës në procedurat e prokurimit pasi është ankimuar edhe një aks i dytë. Bëhet fjalë për “Mirëmbajtje rutinë dhe dimërore me performancë rruga “U.Matit-Rrëshen-Shpal-Q.Benë-K.Hadroj-Ura e Repsit”. Gjatësia e gjithë aksit rezulton të jetë  84.9kilometra.

E treta në listë, e ankimuar në 15 gusht është “Mirëmbajtje me performancë rutinë e dimërore me performancë rruga Libonik Lozhan Grabovë+Rruga Lin Pogradec+Rruga Voskop-Voskopojë” me një gjatësi totale prej 72 kilometrash. Ky aks i përket drejtorisë së Rajonit Rrugor në Gjirokastër.

Më herët në korrik ishte Autoriteti Rrugor Shqiptar që u përball me ankesa nga një operator lidhur me procedurat e mbikëqyrjes së kontratave të mirëmbajtës. Në 20 korrik një operator privat ankimoi procedurën “shpenzime supervizioni, kontrate mirëmbajtje rajoni qendror” si dhe procedurën “Shpenzime supervizion kontratave te mirembajtjes Rruge Rajoni Verior Shkodër”.

Aktualisht qeveria është e angazhuar në një marrëveshje financimi me Bankën Botërore e cila po mbështet projektin që lidhet me mirëmbajtën e rrugëve në bazë të performancës dhe të cilat janë të organizuara sipas katër kontratave respektive. Fituesit e këtyre procedurave edhe pse u shpallën gjatë vitit 2017 nuk arritën që të nisin nga puna për shkak se u kërkua rishikim I gjendjes së rrugëve pasi kishte mospërputhje mes gjendjes reale dhe atë në letër. Zbatimi i kontratave nisi gjatë këtij viti pjesë e së cilës ishte dhe ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës si dhe një ndërhyrje në zonën e Fierit.

Monitor

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakÇ'po ndodh me kursin e këmbimit? Forcohet leku, të gjitha monedhat e mbyllin javën të zhvlerësuara
Artikulli tjetërHistoria e patreguar, kur Turqia dënoi me vdekje dhe burgim dy agjentet e Zbulimit shqiptar në Ankara (foto të rralla)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.