Mirela Bogdani në krye të “Rrjetit Kombëtar të Aleancave të Grave Këshilltare”

Mar 9, 2018 | 12:56
SHPËRNDAJE

Gratë këshilltare të 16 bashkive të vendit zhvilluan sot ceremoninë e themelimit të Rrjetit Kombëtar të Aleancave të Grave Këshilltare, që synon të koordinojë punën e përbashkët në mbështetje të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave. Rrejti do të ketë gjithashtu prioritet mbështetjen e grave rurale.

grate

Kryetarja e sapo zgjedhur e Rrjetit, Mirela Bogdani, u shpreh se “Në këto dy vjet, Aleancat kanë pasur disa rezultate e arritje, si krijimi i Komisionit të Barazisë Gjinore fillimisht në Këshillin Bashkiak të Tiranës, për herë të parë në historinë e tij, e më pas në atë Elbasanit.

Me vendosjen e kuotës gjinore prej 50% në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet vendore të 2015 sollën një rritje historike të përfaqësimit të grave në vendimmarrjen vendore. Sot, ato përfaqësojnë 35% të këshillave bashkiak dhe 15% janë kryetare bashkish. Nisma e parë për krijimin e një Aleance u ndërmorr nga këshilltaret e bashkisë së Tiranës, të cilat përfaqësojnë më shumë se gjysmën e anëtarëve në këshillin bashkiak (51%).

Drejtuesja e Kooperacionit për Zhvillim në Ambasadën Suedeze, Birgitta Jansson i bëri thirrje këshilltareve që ta shohin veten si një model, të ngrenë zërin dhe të forcojnë përfaqësimin e tyre në komunitet.

Gjatë dy viteve të fundit u krijuan 16 aleanca të tjera në bashki të ndryshme dhe aleanca e fundit u krijua në Pogradec me 2 mars 2018. Këto aleanca përfaqësojnë mbi gjysmën e popullsisë së vendit, kanë një plan e nisma konkrete si mbështetjen e grave dhe vajzave në nevojë përmes trajnimeve profesionale dhe sipërmarrjes, apo ngritjen e një Komisioni për Barazi Gjinore në bashkitë përkatëse. UN Ëomen, përmes kontributit financiar të qeverisë suedeze, ka dhënë mbështetje teknike në krijimin dhe forcimin e tetë aleancave, ndërsa aleancat e tjera janë krijuar me mbështetjen e donatorëve dhe partnerëve të tjerë lokalë.

Të gjitha bashkitë inkurajohen të krijojnë Aleancat e tyre dhe të bëhen pjesë e këtij rrjeti.

Lista e qyteteve që kanë krijuar Aleancën e grave Këshilltare:

Tiranë, Vlorë, Shkodër, Durrës, Korçë, Berat, Elbasan, Lushnje, Fier, Gjirokastër, Himare, Klos, Mat, Selenice, Prrenjas dhe Pogradec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura