“Mirë bëri që vrau veten”, reagon Ministria e Brendshme për përgjimin e shefit të Policisë së Vaut të Dejës

May 31, 2018 | 22:23
SHPËRNDAJE

Lidhur me transmetimin në emisionin “Fiks Fare” të një bisede me ish-shefin e Komisariatit të Vaut të Dejës, ka reaguar Ministria e Brendshme, ku përmes një komunikate për shtyp shprehet se menjëherë pas informacionit mbi ngjarjen, ku u gjet i vetëvrarë një shtetas pasi ishte shoqëruar në Polici, Ministri i Brendshëm urdhëroi Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që në bashkëpunim me Prokurorinë të niste hetimin e rastit.

“Pra, theksojmë se shtetasi P.Ç., i cituar në kronikën televizive si Shef i Komisaritit në Vaun e Dejës, nuk është në detyrë që nga data 29 maj 2018. Policia e Shtetit mbetet e gatshme dhe e hapur për çdo hetim ndaj kujtdo punonjësi të dyshuar për shkeljen e ligjit dhe nxit Prokurorinë për hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për rastin konkret’, thuhet në njoftim.

Still0531_00020

Reagimi i Ministrise se Brendshme:

SQARIM
Lidhur me transmetimin në emisionin “Fiks Fare” të një bisede me ish-shefin e Komisariatit të Vaut të Dejës, sqarojmë se:

Menjëherë sa mori dijeni mbi ngjarjen, ku u gjet i vetëvrarë një shtetas pasi ishte shoqëruar në Polici, Ministri i Brendshëm urdhëroi Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të niste hetimin e rastit.

Pas verifikimeve paraprake, SHÇBA i kërkoi Drejtorit të Policisë pezullimin nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në datë 29 maj 2018, urdhëroi pezullimin nga detyra të P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësve Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).

Pra, theksojmë se shtetasi P.Ç., i cituar në kronikën televizive si Shef i Komisaritit në Vaun e Dejës, nuk është në detyrë që nga data 29 maj 2018.

Policia e Shtetit mbetet e gatshme dhe e hapur për çdo hetim ndaj kujtdo punonjësi të dyshuar për shkeljen e ligjit dhe nxit Prokurorinë për hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për rastin konkret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura