Mirditë, kamioni pa targa del nga rruga, humb jetën shoferi 27-vjeçar

Apr 24, 2015 | 18:42
SHPËRNDAJE

Mirditë- Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 27-vjeçari sot në Mirditë.

Akdisenti ne Mirdite

Sipas burimeve të policisë lokale, bëhet me dije se një kamion pa targa ka dalë nga rruga në vendin e quajtur tek Ura e Vjetër e Repsit.

Si pasojë, ka humbur jetën shoferi Fatmir Regji. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Rrëshenit.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura