Miratohet vendimi/ Veliaj: Falen të gjitha pagesat e qirasë për familjet që janë strehuar në …

Apr 1, 2020 | 19:32
SHPËRNDAJE

b9a4f356-7efc-4349-836e-a08b3b582148

Falen qiratë për banesat sociale për muajt mars dhe prill. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar pasditen e sotme vendimin.

Lajmin e bëri me dije më herët kryebashkiaku Veliaj teksa ndodhej për shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Ibën e Sipërme dhe Pëllumbas, dy prej zonave më të largëta të Tiranës.

Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të falë të gjitha pagesat e qirasë për familjet që janë strehuar në banesat sociale.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë se kjo epidemia nuk do të na ndalojë nga sfida e tërmetit. Në fakt, ajo që do të bëjmë sot në Tiranë me mbledhjen e Këshillit Bashkiak është se do të anulojmë të gjitha qiratë e apartamenteve që jep me qira Bashkia, si banesa sociale, per strehat e emergjencës për muajt mars dhe prill. Sigurisht, Bashkia është shtet dhe mund ta bëjë pa pyetur njeri, ndërkohë që edhe privati mund ta ndjekë si shembull. Në qoftë se e bëjnë të gjithë, do jetë një supershembull, sepse i thotë tjetrit, dyqani s’ka punuar, lokali s’ka punuar, zyra s’ka punuar, për çfarë ta marr qiranë?!”, theksoi Veliaj.

ddf1fc0e-7180-4ca6-89a0-f632d1a447fcNdërkaq, kryebashkiaku garantoi familjet e prekura nga tërmeti se puna për ndërtimin e banesave do të fillojë shumë shpejt.

921d8e82-620b-446a-8e55-129af97d4fed

“U kam thënë të bëjnë dosjet e shtëpive që pavarësisht çfarë na gjeti me këtë epidemi, kjo e tërmetit mos të ndalojë. Kështu që, mbaroni dosjet, sillini në Bashki për firmë, dhe i sjellim në shtëpi të re. Kishim ecur mirë me këto shtëpitë, por na i preu hovin historia e epidemisë. Pasi të mbarojmë me këtë situatë do të vazhdojmë me shtëpitë. Për punë ditësh, javësh do të mbyllet kjo histori, edhe sëmundja, kështu që do të lirohet pak puna. Në momentin që lirohet puna, ne mund të vazhdojmë më shpejt me shtëpitë dhe të na kapi të paktën pranvera me punën e shtëpive”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se përparësi në banesat e reja, por dhe në përforcimin e atyre ekzistuese do të kenë familjet që jetojnë në çadër.

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin dhe bashkë me ndërlidhësit dhe kryepelqtë po evidentojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura