Miratohet udhëzimi nga Qeveria, shteti do heqë dorë nga këto rekurse në Gjykatën e Lartë. Mes tyre zgjidhjet për mosmarrëveshje pune. Ja kushti i vetëm

May 26, 2022 | 13:27
SHPËRNDAJE

Administrata shtetërore që ka një rekurs në Gjykatën e Lartë ende të pashqyrtuar, që lidhet me disa çështje të përcaktuara me natyrë civile dhe administrative, do të heqë dorë.

Kështu, sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, udhëzimi i miratuar kërkon nga administrata shtetërore por dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, të heqin dorë nga rekurset në disa çështje me natyrë civile që kanë të bëjnë me:

-Zgjidhje mosmarrëveshje pune, me njohje apo vërtetim vjetërsie në punë, apo në paditë me shpërblim dëmi. Gjithashtu nga paditë ku shteti e ka humbur në dy shkallë gjykimi çështjen, nga çështjet e tjera me natyrë administrative, që kanë ngelur pa objekt, apo padi që nuk garantojnë sukses në GJL, për shkak të qëndrimeve unifikuese që është mbajtur nga Gjykata e Lartë.

Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset tha Manja ka të bëjë se vlera e disponimit të gjykatës nuk duhet të jetë më tepër se sa 40 fishi i pagës minimale.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Sot në këshillin e Ministrave miratuam një udhëzim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e rregullave për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara nga Gjykata e Lartë, nga administrata shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave për disa çështje me natyrë civile dhe administrative.

Kjo ka qëllim rritjen e efiçencës për të lehtësuar nga stoku i dosjeve që presin të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë.

Ky udhëzim udhëzon gjithë administratën shtetërore por dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, të heqin dorë nga rekurset në disa çështje me natyrë civile që kanë të bëjnë me:

-Zgjidhje mosmarrëveshje pune, me njohje apo vërtetim vjetërsie në punë, apo në paditë me shpërblim dëmi.

Gjiuthashtu të heqin dorë nga paditë e tjera ku shteti e ka humbur në dy shkallë gjykimi çështjen.

Do hiqet dorë dhe nga çështjet e tjera me natyrë administrative, që kanë ngelur pa objekt, apo padi që nuk garantojnë sukses në GJL, për shkak të qëndrimeve unifikuese që është mbajtur nga Gjykata e Lartë.

Po ashtu do hiqet dorë nga çështje me natyrë administrative, për pavlefshmëri absolute të akteve administrative.

Kushti i vetëm për heqjen dorë nga rekurset ka të bëjë me vlerën e disponimit të gjykatës.

Në cdo rast vlera e disponimit të gjykatës nuk duhet të jetë më tepër se sa 40 fishi i pagës minimale.

Me këtë udhëzim GJL presim të lehtësihet ga 3800 dosje, ndërkohë për 1 mijë të tjera janë ende në proces verifikimi që në përputhjet me kriteret e reja të hiqet dorë nga rekurset.

Pra nga një stok me rreth mbi 35 mijë dosje që janë sot në GJL e presin të gjykohen, ne e lehtësojmë Gjykatën e Lartë nga 3800 dosje, e 1 mijë të tjera janë në proces.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura