Miratohet ligji për simbolet në Mal të Zi. Çfarë ndodh me shqiptarët

Dec 27, 2019 | 23:31
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Malit të Zi, me 41 vota pro, miratoi projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare, të hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në MZ, Mehmed Zenka.

A4D4AF70-0D5E-4396-83CA-BC784A5DDC10-580x394

Përpos aprovimit të Ligjit për Simbolet Kombëtare, i cili e garanton përdorimin e lirshëm të flamurit shqiptar, është fshirë Neni 23 i Ligjit për Rëndin dhe Qetësinë Publike përmes të cilit sanksionohej përdorimi i flamurit shqiptar.

Përmes këtij ligji, gjatë disa vitëve të fundit janë gjobitur persona të shumtë, dhe gjithmonë ata të cilët kishin në përdorim flamurin shqiptar, por jo edhe flamuj të tjerë.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi.

Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit.

Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit.

Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu./Malësia.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura