Vendimi/ Miratohet fondi edhe për tri bashki të tjera për banesat e dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore

Jul 1, 2020 | 19:01
SHPËRNDAJE

Edhe një shumë prej rreth 360 milion lekësh janë vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për rikonstruksionin e banesave individuale dhe të njësive të banimit.

qeveria-keshilli-i-ministrave-kryeministria-770x402-699x365

Kategoria e banesave që do t’i nënshtrohet rikonstruksionit janë ato të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Financimet do të jepen për banesat që ndodhen në Bashkinë e Mirditës, Vorës dhe Rrogozhinës.

Efekti financiar, të përballohet nga pjesa e financuar nga grantet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, dhe t’u kalojë bashkive Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë, sipas detajimit të mëposhtëm:

  1. a) Bashkisë Mirditë i transferohet fondi prej 29 820 000 (njëzet e nëntë milionë e tetëqind e njëzet mijë) lekësh;
  2. b) Bashkisë Vorë i transferohet fondi prej 176 250 000 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) lekësh;
  3. c) Bashkisë Rrogozhinë i transferohet fondi prej 110 900 000 (njëqind e dhjetë milionë e nëntëqind mijë) lekësh”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura