Miratohen ndryshimet që favorizojnë “spiunët” për shitblerjen e votave

Oct 21, 2020 | 8:20
SHPËRNDAJE

Ata që i denoncojnë krimet zgjedhore dhe më specifikisht shit-blerjen e votës, do të amnistohen. Vendimi u mor dje në Komisionin e Ligjeve, ku propozimi i deputetes për të bërë këtë ndryshim në Kodin Penal u kalua në parim.

vota

Në shpjegimin e kësaj nisme, deputetja Klotilda Bushka tha se ky ndryshim është pjesë e 7 ligjeve, për të cilët u ra dakord në marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik. Sipas saj, kjo falje për ata që denoncojnë krimet zgjedhore është parë si një mënyrë që mund të stimuloje më shumë zbulueshmërinë e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

“Kjo nismë për ndryshime në Kodin Penal lidhet me të gjitha ato klauzola të marrëveshjes së 5 qershorit, të cilat tentuan të adresojnë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në mënyrë që kuadri ligjor për zgjedhjet të lira, të ndershme dhe të drejta, të jetë i plotë e i dakordësuar. Nisma lidhet me fenomenin e veçantë të shitblerjes së votës, i cili është një fenomen që përbën vepër penale, i dënueshëm si për personin që e shet votën edhe për atë që e blen votën. Por, duke pasur parasysh që ky fenomen është referuar më shumë për shtresat në nevojë, të cilët janë një grup vulnerabël dhe kanë rënë pre e këtyre rasteve dhe është e vështirë më pas që këta njerëz të bashkëpunojnë për t’i treguar këto fenomene dhe sipas diskutimeve që janë bërë me ekspertët edhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore, duke u nisur edhe nga praktika të vendeve të tjera, parashikimet në Kodin Penal që japin lehtësira për ata që kanë marrë pjesë në shitblerje votash, në mënyrë që të dekriminazlizohen në kushtet kur ata bashkëpunojnë, janë tashmë standarde të aplikueshme.

Të gjithë ata persona të cilët janë pjesë e shit-blerjes së votës, nëse bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, për të lehtësuar hetimin, për të treguar fakte që çojnë para përgjegjësisë të gjitha këto raste do të përjashtohen nga dënimi për veprën penale”, tha deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura