Miratimi i qeverisë “Rama 3”/ Zbardhet votimi i deputetëve! Ja kush janë 9 deputetët që e “bojkotuan”

Sep 17, 2021 | 13:16
SHPËRNDAJE

Kuvendi 6

Zbardhet votimi i 140 deputetëve të Kuvendit për qeverinë e re “Rama 3”. Me 77 vota pro, 52 kundër dhe 1 abstenim, në orët e para të mëngjesit parlamenti miratoi qeverinë e re, anëtarët e së cilës do të betohen ditën e nesërme përpara Presidentit Ilir Meta.

Për votimet pro nuk ka asnjë suprizë nga Partia Socialiste të cilët kanë votuar të gjithë pro. Në listën e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, vihet re se 10 deputetë nuk kanë votuar.

Mes tyre ishin Sali Berisha i cili nuk ishte fare në Kuvend ditën e djeshme. Deputetë të tjerë që nuk kanë votuar janë Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëti Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, rezulton se ka abstenuar deputeti i LSI, Agron Çela.

votimet (1) votimet (3) votimet (2) votimet (5) votimet (4) votimet (6) votimet (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura