Miratimi i ligjit për Teatrin, vjen reagimi i parë nga opozita: Përdorën votën si të ishte letër higjenike e…

Sep 20, 2018 | 15:29
SHPËRNDAJE

Pas votimit të ligjit për Teatrin në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i parë nga opozita. Ka qenë deputeti i PD, Luçiano Boçi, ai që ka reaguar duke shkruar se Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona.

“Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare. Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit”, shkruan më tej Boçi.

2017-08-06-08_47_14-Luciano-Boci-Windows-Photo-Viewer

PARLAMENTI QE HA TURPIN ME KARTONA

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.
Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.
Tani po e ripërtypin dhe me kartona.
Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.
Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.
Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.
Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.
Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura