Miratimi i ligjit për Teatrin/ Mustafaj: Artistët janë të përçarë, Majko dje tregoi që…

Jul 6, 2018 | 17:27
SHPËRNDAJE

Publicisti Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli për ligjin e miratuar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Shqetësuese ai ka quajtur vendosmërinë e mazhorancës përballë kritikave të shumta, dhe e konsideroi një aferë korruptive këtë vendim.

Mustafaj tha se në këtë mënyrë qeveria ka shpërfytyruar qytetin e Tiranës duke e lënë pa histori kulturore.

mustafaj-1

“Ligji ka hyrë në rrugën pa kthim, ajo që është shqetësuese është vendosmëria që tregoi deri në fund kjo mazhorancë për të hedhur një hap pavarësisht të gjithave kritikave e kundërshtimeve të komunitetit artistik. Është aferë korruptimeve me erë të keqe që do ketë pasoja në historinë kulturore të Tiranës. Komuniteti artistik është përçarë, këtë e ka arritur qeveria, gjë e dëmshme kjo. Të gjitha elementët janë për të qenë të dëshpëruar.

Ne do jemi i vetmi qytet në Europë, pa histori pa të kaluar. Mynihu u bombardua deri në themele, por bavarezët i morën gurë për gurë nga rrënojat dhe i rindërtuan me të njëjtët gurë e artitekturë. Ne do jemi një qytet kullash, pa asnjë sens. Do jemi një qytet qelqi, jo normale për një qytet mesdhetar. Po shpërfytyrohet Tirana.

Kjo është një praktikë që e ka futur Edi Rama në këto 5 vitet e fundit, partneriteti publik privat. FMN që është monitoruesi i ekonomisë së vendit  e kanë kritikuar këtë se çon në borxh të fshehtë afatgjatë që është rrënues për ekonominë.

Kjo është një praktikë jo e shpikur në Shqipëri, por kritikohet nga institucionet më elitare të ekonomisë në botë” tha Mustafaj.

Diskutimi i Majkos dhe Ramës

“Unë e përshëndes Majkon për këtë qëndrim dhe nuk dua të bëj fantazi në këtë rast. Por fakt është që Majko nuk e ka votuar, kjo është në nderin e dinjitetin e tij. Unë besoj se Shqipëria ka nevojë më shumë se sa për njerëz të aftë, por politikanë dinjitozë që kanë një bindje dhe respektojnë atë mbi interesat partiake. Majko me largimin e tij dje ka dhënë një shembull dinjiteti,” tha ai.

http://www.balkanweb.com/site/besnik-mustafaj-rama-percau-artistet-po-shperfytyron-tiranen-duke-e-kthyer-ne-qytet-qelqi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura