Miratimi i ligjit për pronat, reagon Ministria e Jashtme greke: Mundësi e humbur për një zgjidhje përfundimtare. Gur prove për hapjen e negociatave

Mar 9, 2020 | 20:26
SHPËRNDAJE

 

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Kuvendi miratoi pak ditë më parë me 94 vota pro, 8 kundër dhe 4 abstenim, Ligjin për Përfundimin e Proceseve Kalimtare të Pronësisë, për të cilin në vitin 2018 u kërkua edhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Miratimi i ligjit është konsideruar si një “zgjidhje pa marrë parasysh vlerat dhe të drejtat themelore”.

bbvbvb-15

Sipas Ministrisë së Jashtë greke, Shqipëria bëri një zbatim të pjesshëm të opinionit të Venecias, ndërsa thekson se “përkundër përmirësimeve të caktuara të bëra në momentin e fundit, problemet kryesore mbeten në ligjin e miratuar”.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë”, shkruhet mes të tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Miratimi i ligjit për çështjet e pronave nga Parlamenti shqiptar është një mundësi e humbur për një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë të një problemi që ka shqetësuar qytetarët shqiptarë, përfshirë anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek.

Autoritetet shqiptare zgjodhën të dilnin me një “zgjidhje” pa marrë parasysh vlerat dhe të drejtat themelore. Ata zgjodhën një zbatim të pjesshëm të Opinionit të Komisionit të Venecias të 14 tetorit 2019, i cili zbuloi se dispozitat e projektligjit janë të paqarta dhe të papajtueshme me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe se zbatimi i tyre do të shkaktojë shkelje të të drejtës së pronësisë.

Përkundër përmirësimeve të caktuara të bëra në momentin e fundit, problemet kryesore mbeten në ligjin e miratuar.

Ne presim që autoritetet shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive të drejtën e pronësisë dhe pronës, një çështje që është në thelb të ligjit të Evropës.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura