Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, Kryemadhi: Heqja dorë e tabuve, evropianizim i Maqedonisë

Jan 11, 2018 | 18:04
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi  ka komentuar miratimin e ligjit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni.

kryemadhiiiiii

Kryemadhi e quan miratimin e ligjit të dygjuhësisë si një hap emancipues shtetëror.

Në një postim të publikuar në “facebook” Kryemadhi shkruan se heqja dorë nga tabutë është një evropianizuese të Maqedonisë fqinje.

Postimi i plotë:

Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.

Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.

Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë.

Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit!

Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.

kryemadhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura