Miratimi i Kodit të ri Zgjedhor, kryeparlamentari Ruçi shtyn seancën parlamentare të së enjtes pas kërkesës së…

Sep 29, 2020 | 12:19
SHPËRNDAJE

 

Parlamenti i Shqipërisë ka vendosur të shtyjë me disa ditë vendimin për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor.

kuvendi ruci

Pas kërkesës së kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka vendosur të shtyjë seancën e 1 tetorit për më datë 5 tetor.

Kuvendi i Shqipërisë bën të ditur nëpërmjet një njoftimi se seanca do të zhvillohet të hënën e ardhshëm.

Mazhoranca socialiste kërkon që Kodi i ri Zgjedhor të miratojë sistemin me lista gjysmë të hapura për deputetë, ndërsa opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare kërkon lista të hapura 100%, pika kryesore që i ndan palët. Një pikë tjetër është ajo e pragut elektoral.

 

Njoftim për media

Të nderuar kolegë, ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës  së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare te datës 1 tetor 2020.

Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për  ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.

Për procedurat e transmetimit do të keni një njoftim tjetër.

Faleminderit!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura