Miratimi i ekzekutimeve të Mirditës, ja çfarë shkruhej në letrën e kryetarit të gjykatës për Hysni Kapon

Aug 21, 2018 | 19:08
SHPËRNDAJE

Nga Kastriot Dervishi

05ed4f1ac4495ee2435285f4d12c02dd_XL

Pasi vendimi i gjykatës ishte i formës së prerë, më 17.8.1949 kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake nënkolonel Biblil Klosi, njofton Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, se asnjë prej të dënuarve nuk lidhej me aksionin e vrasjes së Bardhok Bibës, por në gjykimin e tij ishin “strehues, ndihmësa e bashkëpunëtorë direkt ose indirekt me bandën e kriminelëve të arratisur që ndodhen në arrati në krahinën e Mirditës”.

Pra asnjë i akuzuar drejtpërdrejt. Menjëherë, brenda ditës Ministria e Mbrojtjes Kombëtare me nënshkrimin e zëvendësministrit, gjeneral-major Hysni Kapo kthen përgjigje se ishte dakord me opinionin e Bilbil Klosit.

Kësisoj në kohë rekord, Presidiumi i Kuvendit Popullor, zhvilloi mbledhjen e nr.270 të datës 17.8.1949, në orën 12.00.

Në mbledhje u kopjuan fjalët e Bilbil Klosit dhe lutjet nuk u morën parasysh. Të nesërmen u kryen ekzekutimet./55news.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura