Miqtë në Facebook i tregojnë se pas tyre qëndronte një fantazmë, çifti tmerrohet pas fotos së tyre të dasmës

Apr 24, 2015 | 21:30
SHPËRNDAJE

Një çift i sapo martuar është tmerruar kur ka parë foton e dasmës, teksa shohin se pas tyre shfaqej një fantazmë. Mediat e huaja shkruajnë se Kevin dhe Christina Denis, nga Richmond, Virginia, ishin të shqetësuar për të gjetur fytyrën e paidentifikuar të atij që qëndron pas tyre në foto.

Foto marre nga “Telegraph”

Të sapo martuarit thanë se këtë detaj nuk e kishin vënë re deri në momentin kur njëri nga miqtë e tyre e kishte konstatuar njeriun fantazmë pas tyre në fotot e hedhura në “Facebook”. “Ne ende nuk e di se kush është ishte”,-mësohet të kënë thënë ata.

Të shumtë ishin komentet dhe idetë se kush mund të qëndronte pas tyre në foto, deri sa një përdorues interneti thoshte se referuar programit phothoshopp, bëhet fjalë për një triko rozë e çelët e dikujt. Ky shpjegim duket se e ka qetësuar disi çiftin,-shkruan “Telegraph”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura