“Miqtë e Çakos, trafik klandestinësh në kufi me Malin e Zi. Ja sa paguhen”

Jul 24, 2016 | 14:25
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim në faqen e tij personale në Facebook, ku sipas atij që ai e quan “oficeri dixhital”, në Malësinë e Madhe, në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Hotit, miqtë e ngushtë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Cako, kanë ngritur një rrjet që organizon trafikun e qënieve njerëzore në pikat e kalimit të kufirit me Malin e Zi. Sipas denoncimit, trafiku i klandestinëve bëhet në bashkëpunim me trafikantët duke marrë nga 1 mijë dollarë për klandestin.

Berisha1

Statusi i plotë i Berishës në rrjetet sociale:

Oficeri dixhital denoncon:

Rrjetin e çunave te krimit qe organizon dhe realizon kundrejt pageses trafikun e qenieve njerezore ne pikat e kalimit te kufirit me Malin e Zi! sb

“I nderuar doktor…ne Malesine e Madhe ne drejtim te pikes kufitare te Hanit te Hotit dhe ne piken kufitare te Muriqanit, ish drejtori i policise se qarkut shkoder z.Lorenc Panganika, mik i ngushte i drejtorit te pergjithshem z.Haki Cako ne bashkepunim me drejtorin e kufirit te Shkodres z.Qerim Alia dhe Prek Zyla zv drejtor i kufirit si dhe Gaz Demrozi shef i komisariatit te Shkodres me Leonard Ndreken shef i komisariatit te Malesise se Madhe, te gjithe keta miq dhe te emeruar ne detyra nga Lorenc Panganika, kane organizuar dhe instaluar trafikun e klandestineve ne bashkepunim me trafikantet ne drejtim te Malit te Zi si asnjehere me pare duke mare nga 1 mije dollare per klandestin..te gjitha keto te faktuara nga SH.K.B-ja dhe SHIK-u..

Lorenc Panganika diten qe eshte transferuar ka qene ne vezhgim per tu arrestuar nga ne grupet speciale qe e mbanim ne vezhgim dhe papritur erdhi urdheri qe ai nuk do arrestohej.

Paganika u shkarkua kete jave.

Me poshte njoftimi policise te enjten mbi levizjet e bera”:

“Mbi disa lëvizje në dy Drejtori Vendore të Policisë në Qarqe.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë Alban Çela transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Dritan Lena deri sot Shef Krimesh ne Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore Drejtues me vendim të formës së prerë nga Gjykata, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Lorenc Paganika deri sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura