Miqësorja me Pogradecin, Shehi: Ka lojtarë që nuk më bindën

Aug 23, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, në fund të ndeshjes miqësore nuk ka mbetur i kënaqur nga ekipi për sa sa i përket rezultatit. Gjithsesi, kjo miqësore tregoi gjendjen e ekipit të dytë dhe atyre që prej ditësh ishin në provë te Skënderbeu. “Ishte një test që më shërbente më shumë mua për të parë lojtarët që janë në provë te Skënderbeu dhe për t’u dhënë minuta atyre që nuk kanë pasur hapësira në këto dy takime.

shehi

Jam përgjithësisht i kënaqur nga një pjesë e lojtarëve, që kanë treguar shenja të mira në këtë takim, pasi jo gjithçka shihet në stërvitje. Ka dhe nga ata, të cilët nuk më bindën për të qenë pjesë e Skënderbeut. Do të jap një prononcim më të detajuar rreth tyre në ditët në vijim ku gjithçka do të jetë më e qartë”, është shprehur Shehi.

Nga aq sa u pa në fushë, duket se nga afrikanët testin e kaloi vetëm Guindo, i cili do të jetë pjesë e Skënderbeut në vijim, ndërsa dy lojtarët e tjerë, Kingslei dhe Makota, vështirë se mund të vijojnë të jenë pjesë e Skënderbeut. Po kështu, mund të themi edhe për mesfushorin El Kajed nga Palestina.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura